Në radhët e Shqipërisë që do të sfidojë Italinë në Palermo, për sfidën e vlefshme të eleminatoreve të Botërorit 2018, ka edhe një “copëz” të konsiderueshme lojtarësh të rritur mes futbollit italian. Njëri prej tyre është Ledian Memushaj, i cili në një intervistë për të përditshmen “La Republika”, ka folur mbi sfidën e shumëpritur dhe sesi hodhi hapat në futbollin përtej Adriatikut.

 

“Nuk kam luajtur kurrë në Shqipëri. Adhuroja futbollin italian dhe e gjitha filloi në vitin 1995, kur im atë nga Vlora u zhvendos në Kremona, aty ku gjeti punë. Ndërsa unë fillova të luaj, duke përshkuar thuajse të gjithë qytetet e Italisë”, ka rrëfyer vlonjati.

 

I pyetur nëse i shkon ndërmend që tani të fitojë ndaj Italisë, ai ka thënë se “vetëm duke e menduar diçka të tillë, i vjen për të qarë”.

 

Ndërsa për përvojën e përjetuar në Europian, kapiteni i Peskarës është shprehur se “Shqipëria aty luajti 3 ndeshje të shkëlqyera, por ishte pak e pafat”.Sidoqoftë, sipas Memushajt, ëndrra e kuqezinjve nuk ka mbaruar në Francë dhe vazhdon ende.“Kemi kuptuar se mund të luajmë në mënyrë të barabartë kundër përfaqësueseve më të forta dhe me një histori më të madhe se e jona”, ka thënë me bindje mesfushori.

 

Një tjetër shqiptar i rritur përtej Adriatikut është Elseid Hysaj, i cili është shprehur i emocionuar që do të përballet me Italinë: “Do të jetë vërtet ndeshje e bukur, pasi do përballem me shumë shokë. Shpresoj që të luajë ndaj Insinjes, kështu do të argëtohem pak. Ai është i fortë, por e njoh më mirë se të tjerët”, kanë qenë fjalët e Hysaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *