Memeti: Shteti i drejtësisë po funksionon, do të bëhen edhe gabime sepse është në hapat e parë

Andi Memeti, një nga kandidatët e platformës “Deputeti që Duam” tha se shteti i drejtësisë po funksionon në vendin tonë.
I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt, Memeti u shpreh se do të bëhen gabime nga drejtësia sepse është në hapin e parë.
Ai tha se në momentin që PD vjen në pushtet, SPAK do të shkrihet, pasi kjo është thënë hapur nga kreu i opozitës.
“PS thotë do ta mbështesim deri në fund, Berisha nga ana tjetër ka thënë do ta shkrijmë. Në momentin që PD vjen në pushtet, SPAK do të shkrihet. Unë jam kandidat nga diaspora dhe një nga arsyet pse dua të përfshihem është se shteti i drejtësisë po funksionon. Do bëhen gabime dhe nga drejtësia sepse është në hapin e parë. Gjatë rrugës do ketë edhe gabime dhe sakrifica”, tha Andi Memeti.
/vizionplus.tv




