Prej tre javësh në pankinën e Skënderbeut Migen Memelli nuk ka marrë ende fitoren e parë me korçarët. Një gjë të tillë pogradecari kërkon ta arrijë në fushën e vet përballë Vllaznisë në një ndeshje të rëndësishme dhe delikate.

Për kryepankinën korçare, e rëndësishme në këtë takim mbetet impenjimi dhe grinta e lojtarëve pasi nëse luajnë me përqëndrimin e duhur edhe pikët sipas tij do të vijnë. Memelli u bën apel të tijëve të hyjnë në fushë si të barabartë me Vllazninë pavarësisht kushteve dhe dëmtimeve

Skënderbeu do të luajë të dielën në orën 13 në Korçë përballë Vllaznisë. Kryesuesit do të vijnë në këtë transfertë me qëllim për të mbajtur kreun e klasifikimit ndërsa korçarët për ti shpëtuar fundit. Për këtë takim, klubi ka marrë masat e nevojshme për pastrimin e terrenit nga bora në mënyrë që të luhet në kushte normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *