Kryeministrja italiane Georgia Meloni mbërriti këtë të enjte në Uashington për takime me presidentin Donald Trump në zyrën Ovale.
Në tryezën e diskutimeve, ndër çështjet kryesore ishin tarifat dhe lufta në ukrainë.
Në komentet e tij më pozitive mbi bisedimet tregtare me BE-në deri më tani, Trump tha se do të ketë një marrëveshje tregtare, 100%, por theksoi se do të ishte një marrëveshje e drejtë dhe se nuk kishte ngutje për një gjë të tillë.
Sa i takon Ukrainës, kreu i Shtëpisë së Bardhë dërgoi sinjale të përziera duke thënë se dëshiron që lufta të ndalet por që ai nuk është i kënaqur me rezultatin e deritanishëm.
Nga ana e saj meloni tha se shba dhe europa duhet të punojnë së bashku për një pernëdim të fuqishëm dhe se të dy vendet kanë qenë garantuesit më të mëdhenj të Kievit.