Subscribe

Sot çeli dyert hoteli më i ri e më i madh në vend i brandit prestigjioz ndërkombëtar Meliá, buzë bregdetit Adriatik, si një shëmbëlltyrë e Shqipërisë turistike që përparon çdo ditë.

 

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast përshëndeti edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se Melia Hotel është ndërtuar më e bukur se në projektin 3D.

 

Rama tha se do të bëjë të mundur edhe ndërtimin e rrugës nga aeroporti i Rinasit drejt Melia Hotel, për të shkurtuar rrugën për turistët.

 

Dua të vazhdoj me njerëzit që bëjnë punën po nuk iu del emri sepse në fakt ndoshta protagonisti kryesor që ka sjellë Melian në Shqipëri, është Blendi Klosi i cili është i ftuar këtu si bashkëudhëtar i këtij projekti dhe që krah përkrah me Artanin edhe me familjen Dulaku kanë punuar për të ardhur në këtë ditë. Natyrisht që ky është një investim që flet vetë.

 

Fjalimi im i gjatë shkonte kur bëmë inaugurimin që s’kishte asgjë këtu përveç Artanit, Adit dhe një gruaje të dërguar nga Melia. Tani ju e kuptoni vetë që fjalimi i gjatë i mbajtur atëherë ishte për të mbajtur gjallë entuziazmin po askush nuk e besonte, natyrisht përveç Blendit, meje dhe vetë Artanit dhe Adit që këtu do të ndodhte ajo që tregohej në 3D dhe për hir të vërtetës çfarë është ndërtuar, është edhe më e bukur se çfarë ishte e paraqitur në 3D dhe për këtë unë dua t’i përgëzoj të gjithë dhe me bindjen që të gjithë ju do merrni frymë lirisht që unë ta mbyll tani fjalimin se u bë një paradë e gjatë këtu fjalimesh, madje duke parë Anin që fliste, u kujtova që në asnjë nga mitingjet në Durrës nuk kemi ndenjur kaq gjatë në tribunë kështu që shumë faleminderit të gjithëve.

 

Faleminderit për ftesën dhe për sa i përket rrugës, një sqarim të vogël se meqë Artani e tha në fund , madje e gjeti edhe si justifikim që ishte COVID-i që e pengoi qeverinë ta bënte, nënkupton që tani që s’ka COVID, qeveria duhet ta bëjë rrugën, në fakt edhe Artani, edhe Doda që kam unë këtu afër, edhe të tjerë që duan të zhvillohen këtu, kanë pasur një ide fantastike që unë e kam përkrahur që në fillim që ta bëjnë rrugën vetë, natyrisht me mbështetjen tonë për të gjithë procesin e bërjes së rrugës kështu që duke ju garantuar të gjithëve që unë i qëndroj fjalës që i kam dhënë Artanit, që këta ta bëjnë rrugën vetë dhe ne t’i mbështesim, edhe një herë faleminderit të gjithëve dhe gëzojuni kësaj bukurie që është ndërtuar këtu”, tha Rama.

 

Hoteli ka një ndërtesë kryesore me nje kapacitet prej 350 dhomash, te organizuara dhe me suita te nivele te ndryshme te luksit si edhe disa rezidenca private.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *