Subscribe

“MELIA” Hotels International, ndryshe një nga operatorët turistik nga më të mëdhenjtë në mbarë botën, e konfirmuar kjo nga prezenca e saj në shumë vende, për të tretin vit radhazi fiton çmimin prestigjioz si “Modeli më i Mirë i Biznesit” në Europë.

 

Standard & Poor’s, e përzgjodhi “MELIA”, e cila tashmë është prezente edhe në Shqipëri në “San Pietro”, Gjirin e Lalzit mes 10.000 kompanive nga të gjitha llojet e industrive. Pas dy viteve të suksesshme për Grupin “MELIA”, përkatësisht 2019 dhe 2020, edhe këtë vit (2021), rikonfirmohet performanca e shkëlqyer si “Kompania më e mirë në Europë”, kjo sa i përket vizionit të grupit në ndërtimin e politikave të një biznesi model në turizëm.

 

Pavarësisht ndikimit negativ, sidomos tek industria e turizmit gjatë dy viteve të fundit, MELIA, ndryshe “Grupi më i Madh i Hotelerisë në Spanjë”, prej edhe nga ka origjinën, ka arritur të japë një kontribut të qëndrueshëm veçanërisht në politikat që kanë të bëjnë kryesisht me ndryshimet e kushteve klimaterike.

 

Prioritet për “MELIA” është ulja e ndikimit të dekarbonizimit dhe masat e vazhdueshme që Grupi ndërmerr, sidomos për atë që tashmë është një shqetësim i prekshëm dhe konstant për të gjithë, siç edhe është “ngrohja globale”. Dhe kjo e realizuar nëpërmjet investimeve strategjike, në respektimin e sipërfaqeve të gjelbëruara gjë të cilën e ndeshim edhe në Resortin “San Pietro” Hotel and Residences në Gjirin e Lalzit.

 

Grupi “Concord Investment” është partneri zyrtar i “MELIA” Hotels International në Shqipëri, dhe hoteli i parë i cili është një investim i Grupit, ka fituar edhe statusin e “Investitorit Strategjik”. “MELIA” Hotel pritet të jetë operativ për klientët e saj nga mbarë Bota gjatë vitit të ardhshëm, 2022.

 

Gjithashtu, “MELIA” në bashkëpunim me “Concord Investment” në planet e saj afatgjata në Shqipëri, parashikon vendosjen e brandit të saj në projektet që shoqëria “Concord Investment”  do të zhvillojë përgjatë gjithë bregdetit të Shqipërisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *