Subscribe

Nuk është vetëm Donald Trump qe ka marre vëmendjen e mediave ditet e fundit. Ndërsa kandidati republikan per president te SHBA është komentuar per deklaratat per emigrantet, bashkëshortja e tij Melania ka hapur nje beteje me shtypin. Ajo ka paditur gazeten britanike “Daily Mail” dhe nje bloger amerikan per shkak te publikimit ne internet te nje lajmi, ku thuhej se zonja Trump ka qene punëtore seksi ne vitet ’90. Ne deklaratën e avokatit te saj theksohet se shkrimet e pavërteta kane dëmtuar rende figurën e saj dhe ajo kërkon si dëmshpërblim 150 milionë dollarë. Shkrimi i publikuar muajin e kaluar nga gazeta britanike, e cila e tërhoqi me pas ate, citonte nje gazete sllovene sipas se cilës Trump punonte ne Nju Jork si eskorte, nje biznes qe lidhte klientë te pasur me femra per shërbime seksi. Edhe blogeri Webster Tarpley nga Marylandi shkruante se zonja Trump frikësohej se e kaluara e saj do te behej publike, ndërsa ajo ka pasur probleme nervore gjate kohës qe punonte si modele. 46-vjecarja u largua nga Sllovenia drejt SHBA ne vitet ’90 per te punuar si modele, ku u njoh me Trump dhe u martua me te ne vitin 2005. Ne muajin korrik ajo u vu ne shënjestër te akuzave per plagjiature, pasi fjalimi i mbajtur ne konventën e republikaneve përmbante pjese te fjalimit te zonjës se pare Mishel Obama ne konventën demokrate te vitit 2008.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *