E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 1 orë më parë
Bota

Melania: Trump mendon për ju, ai do të luftojë për familjet amerikane


Në ditën e dytë të Konventës Kombëtare të Republikanëve në SHBA, një vëmendje të veçantë mori edhe Zonja e Parë, Melanie Trump.

Gjatë fjalimit të saj, Melani nenvizoi se Trump nuk do të ndalet së luftuari për amerikanët dhe familjet e tyre.

Por duke folur për pandeminë e cila ka shkaktuar mijëra viktima e miliona të infektuar, zonja e parë u shprehu ngushëllime të gjithë familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre.

“Armiku i padukshëm, Covid-19, përfshiu vendin tonë të bukur. Dhe ndikoi në të gjithë ne. Që nga marsi jetët tona kanë ndryshuar në mënyrë drastike. U dërgoj ngushëllimet më të thella të gjithë atyre që kanë humbur njerëzit e dashur. Lutem për ata që janë të sëmurë ose që po vuajnë. E di që shumë njerëz janë në ankth dhe disa ndihen të pafuqishëm. Por dua të dini se nuk jeni vetëm”, tha Trump.

Reklamë

Zonja e Parë u shprehu mirënjohje edhe edhe punonjësve të shëndetësisë që kanë trajtuar miliona njerëz të infektuar.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të mbështesin Trump në zgjedhjet e nëntorit. Duke folur për riemërimin e bashkëshortit në garën për president, Melani tha se “amerikanët vendosin vendin të parin, dhe se ajo dhe Trump, u janë mirënjohës”.


Por fjala e Melani Trump gjatë Konventës Kombëtare të Republikanëve, nuk i ka shpëtuar kritikëve, për faktin se presidenti dhe zonja e parë, I mbajtën fjalimet e tyre në Shtëpinë e Baedhë, duke zemëruar demokratët, sipas të cilëve, rezidenca presidenciale është një vend i papërshtatshëm për shfaqje të tilla dhe përfshin shpenzimin e papërshtatshëm të burimeve publike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë