Pas shumë orëve ankthi e shprese për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e shkollës së shembur nga tërmeti në Meksiko Siti, ekipet e emergjencës më në fund nxorën të gjallë nga rrënojat  tre fëmijë.

 

Vajza dhe dy djemtë kishin mundur të qëndronin gjallë nën rrënoja që nga dita e martë.

 

Fatkeqësisht nga tërmeti, 19 të mitur të tjerë dhe 6 të rritur vdiqën pas shembjes se shkollës.

 

Por përpjekjet vazhdojnë në dhjetëra ndërtesa të shkatërruara. Zjarrfikësit, policia, ushtarët dhe civilët po gërmojnë me shpresën për të zbuluar të mbijetuar.

 

Deri më tani 52 vetë u gjetën të gjallë nën rrënoja. Ndërkohë, numri i të vdekurve pas tërmetit me magnitudë 7.1 ballë, i cili goditi Meksikën, ka shkuar në 248.

 

Por duket se problemet nuk kanë të sosur për Meksikën. Vendi është tronditur edhe nga një shpërthim vullkanik, që mesa duket është ndikuar nga tërmeti i pak ditëve më parë.

 

Vullkan që ndodhet rreth 30 kilometra në juglindje të qytetit të Meksikës, ka shpërthyer me shtëllunga të mëdha hiri dhe gazi mbrëmjen e së mërkurës, por nuk u raportua rrjedhje llave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *