E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Bota

Meksikë, përmbyset autobusi me turistë

Të paktën 12 turistë kanë humbur jetën në Meksikë, ndërsa disa të tjerë janë lënduar, pasi autobusi me të cilin udhëtonin është përmbysur.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një autostradë në lindje të Meksikës.

 

Reklamë

Mediat vendase raportojnë se në mesin e turistëve ka 7 shtetas amerikanë, 2 suedezë, italianë dhe kanadezë, mes tyre dhe një fëmijë 5 vjeçar.

 

Sipas policisë, autobusi me 31 turistë kishte zbritur nga një kroçierë dhe po drejtohej për në qytetin e lashtë Maja.

 

Ende nuk është e qartë se çfarë mund të ketë shkaktuar incidentin, por dyshimet e para janë se autobusi mund të ketë pasur një defekt teknik, gjë e cila shkaktoi tragjedinë.

 

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, por, ajo që shton më shumë dyshimet, është se pas aksidentit fatal, shoferi i autobusit është larguar në drejtim të paditur.

 

Vendi turistik është i populluar këtë sezon për shkak të pushimeve të krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Kjo nuk është hera e parë që grupe turistësh aksidentohen për vdekje, dhe sipas autoriteteve, udhëtimet e gjata natën vonë, mund të jenë shkaktari kryesor i tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë