Subscribe

Qeveria meksikane ka aprovuar ekstradimin në SHBA te baronit të drogës Hoakin Guzman, i njohur ndryshe me pseudonimin “El chapo”. Në shtetin fqinj drejtuesi i trafikut ndërkombëtar të drogës dhe armëve rrezikon dënimin me vdekje. Por ministri i jashtëm i Meksikës ka thënë se aprovimi për ekstradimin e “El chapos” ka ardhur pasi ata kanë marrë garanci se nuk do të përballet me një dënim të tillë. Avokati i baronit meksikan ka njoftuar se do ta apelojë vendimin për ekstradim. “El Chapo u arrestua sërish në janar të këtij viti, gjashtë muaj pas një arratisje spektakolare nga një tunel në një burg të sigurisë së lartë. Në fillim të muajit maj autoritetet meksikane e transferuan atë në një burg në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një lëvizje kjo që paralajmëronte ekstradimin e tij për në Amerike. “El Chapo” është kreu i kartelit Sinaloa, e cila kontrollon 25% të trafikut të drogës që hyn në SHBA nga Meksika.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *