Shqipëria ka bërë kërkesë për tu bërë pjesë e mekanizmit të mbrojtjes civile të Bashkimit Europian.

 

Me firmën e kryeministrit Rama dhe ministrit të Mbrojtjes, niko Pelesh, i është dorëzuar kërkesaa komisionerit të BE për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič.

 

Lenarčič po mban në Tiranë një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin Rama për menaxhimin e krizave.

 

Gjatë fjalës së tij në konferencë, Rama tha se anëtarësimi në këtë mekanizëm është një hap I rëndësishëm për Shqipërinë.

 

 

Sot jemi këtu së bashku me komisionerin europian Janez Lenarčič, i cili besoj që është një emër i njohur për publikun tonë pasi ishte ndër të parët që mbërriti në Shqipëri në momentet dramatike menjëherë pas rënies së tërmetit. Sot komisioneri është rikthyer në Shqipëri kësaj here për një lajm të mirë shpresoj, që ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në Unionin e mekanizmit të mbrojtjes civile të BE.

Është një hap i rëndësishëm të cilin ne faktikisht mund ta hedhim në bazë të reformave që kemi bërë në funskion të transformimit të agjensisë kombëtarë të emergjencave civile dhe po ashtu në bazë të punës që kemi bërë për të rritur kapacitetet e kësaj agjensie. Reformimi është në proces në rang kombëtar dhe sigurisht edhe si bashkërendim në nivel europian. Janë domethënëse rastet që munbd të kujtojmë lidhur me asistencën që ky mekanizëm i ka dhënë Shqipërisë, tërmeti është një moment jashtëzakonisht me peshë në këtë mbështetje por edhe çfarë pasoi me pandeminë përsëri ishte mbështetja e këtij unioni që na i lehtësoi plagët edhe na e lehtësoi përballjen me armikun e padukshëm.

Nga ana tjetër edhe falë ndihmës së komisionerit ne kemi marrë ndihmë edhe në përballjet me zjarret ku mjetet ajrore që u përdorën nga shtete si Holanda apo Çekia i përkisnin këtij mekanizmi.

Është mekanizmi që është në krye të përpjekjes për të garantuar një mbështetje sa më të madhe për Ukrainën. Çfarëdo që nuk është armatim, që nga ushqimi tek autoambulanca, që nga medikamentet tek asistenca për karburant etj.. i mbulon ky mekanizëm.
Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë bashkësi europiane të mbrojtjes cilivile është një hap shumë domethënës dhe një lehtësim i madh për ne po të kemi nevojet e vazhdueshme që kemi, nuk bëhet fjalë për të marrë por edhe për të dhënë kontribut.

Dua ta falenderopj komsiponerin dhe e pamë të udhës që dorëzimin e letrës së interesit për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë union ta bëjmë  edhe publikisht.”– tha Rama në fjalën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *