Irani ka reaguar per operacionin e zhvilluar dje nga policia shqiptare në kampin e muxhahedinëve.

 

Permes nje postimi ne rrjetet sociale, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit beri te ditur se ky grup “do të përbëjë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e pritësve të tij, për shkak të natyrës terroriste”.

 

Zedhenesi i Ministrise se Jashtme te Iranit nenvizon se kjo eshte arsyeja pse qeveria irakiane i dëboi dhe qeveritë e tjera nuk i pranuan.

 

“Shpresojmë që qeveria shqiptare të kompensojë gabimin e saj në strehimin e kësaj organizate terroriste”, – thuhet ne mbyllje te ketij mesazhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *