E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Mehmeti sërish protagonist në Angli, tifozët e duartrokasin

Anis Mehmeti vijon t’i dërgojë mesazhe nga fusha e lojës trajnerit Silvinjo para ndeshjeve playoff të muajit mars. Edhe ditën e sotme Mehmeti ka qenë protagonist në barazimin 1-1 që Ipsuiç mori përballë Leisterit.

Ishte ylli shqiptar ai që goditi tipon drejt portës e pasi u kthye mbrapsht nga portieri dhe Egel e dërgoi në portë. Mehmeti u zëvendësua më pas, ndërsa tifozët e shoqëruan me duartrokitje.

Ipsuiç e kishte rezultat zhgënjyes ndaj Leistërit, që synon mbijetesën. Mund të ishte në vendin e dytë, që përkon me zonën e ngjitjes direkt në Premier Ligë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë