Pedagogu Ndriçim Mehmeti ka publikuar mesazhin e Ministrisë së Arsimit drejtuar institucioneve arsimore, ku iu kërkohet që të marrin më parë konfirmim nga “Media MADR” për çdo kërkesë të gazetarëve për informacion.

Mehmeti shkruan se kryeministri Rama po “bunkerizon” shkollat nga frika e realitetit të infektimit te mesuesve dhe nxenesve.

Ai iu bën thirrje prindërve dhe mësuesve që ta përbuzin këtë urdhër, si dhe të denoncojnë çdo shantazh që iu bëhet për të fshëhur të vertetën.

“Ne panik prej situates se pandemise qe ka dale jashte kontrollit ne kopshte e shkolla, Rama permes MASR, urdheron qe te gjitha institucionet arsimore, te mos japin asnje informacion mediave ose siç i quan ne mesazhin e nisur nga MASR, drejt Zyrave Vendore Arsimore, gazetave te lagjes. Cilido qe kerkon informacion, duhet ti drejtohet Media MASR dhe Rama, do te pergatis, regjine, skenarin dhe aktoret per maskaraden e radhes, si ne rastin e spitaleve, ku njerezit jane te lumtur qe jane te semure e po kujdeset qeveria per ta. Mesuesit, prinderit, nxenesit, te perbuzin kete urdher e te denincojne çdo shkelje te protokollit te sigurise, masat gjysmake per mbrojtejn e shendetit te tyre dhe shantazhin qe u behet per te fshehur te verteten. Ja mesazhi derguar ZVA dhe shkollave: Cdo kerkese te gazetareve duhet t’u jepni pergjigje te drejtohen prane Media MASR per informacion. Asnje nga Ju nuk do ge prononcohet as per “gazeten e lagjes” pa marre me pare konfirmim nga Media MASR.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *