Meghan Markle ka patur gjithmonë  një pamje perfekte gjatë daljeve të  saj përpara mediave dhe kamerave. Por duket se ajo është  quajtur një priceshë  shumë  më  parë  se sa të  bëhej pjesë  e familjes mbretërore të Britanisë.

Një  fotograf i cili ka punuar pë r Meghan, ka deklaruar në  “Daily mail” së ajo është  një person shumë  i vështirë  për të  punuar për shkak të kërkesave të  shumta.Një  nga këto kërkesa është  dhe një  pjesë  e trupit të  saj që  ajo nuk e pëlqen aspak dhe do të  donte ta ndryshonte menjëherë ! Këmbët!

Këmbët e 38-vjeçares u bënë një temë e nxehtë e bisedës pasi ajo hoqi këpucët gjatë një turneu mbretëror në Zelandën e Re në vitin 2018, duke zbuluar një shenjë që mund të kishte mbetur nga një ndërhyrje.

Dhe pas kësaj u bë e qartë për ekipin e fotografit se, Meghan i urren këmbët e saj.

Aktorja e serialit “Suits” gjithashtu kishte këmbëngulur të kishte shampanjë të shtrenjtë në xhirime dhe t’i jepej miratimi i plotë mbi të gjitha pamjet, duke vepruar si një superstar.

“Ajo ishte shumë e mirë dhe e ashpër”, shpjegoi fotografi. “Ajo ishte e vështirë dhe shumë kërkuese”.

Kjo vjen pasi DailyMail.com ka zbuluar disa foto mahnitëse të Meghan në Nju Jork për një faqe interneti që lidhet me modën dhe bukurinë.

“Njerëzit më thanë: ‘përgatitu sepse ajo e tepron. Ata e quanin atë princeshë’”.

“Kur e pashë, menjëherë nga momenti kur arriti, as që e dija se kush ishte dhe ajo po vepronte si divë. Ishte qëndrimi, mënyra sesi bisedonte me njerëzit, rregullat. Ajo erdhi e veshur me një kapelë bejsbolli, duke fshehur fytyrën dhe ulur kokën poshtë”, vijon fotografi duke këmbëngulur të qëndrojë sekret emri i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *