Edhe pse para disa ditësh ajo u shpreh se ishte e lodhur nga ”përndjekja” që i bëhej nga mediet vendase, Meghan sërish nuk ka mundur t’i shpëtojë vëmendjes së tyre. E dinim që dukesha dhe dukesha e Sussex-it nuk duan që Archie të rritej i vetëm, por që kjo gjë do të ndodhte aq shpejt nuk na e kishte marrë kurrë mendja. Besojeni ose jo, por mjaftoi që Meghan të vendoste dorën mbi bark, një veprim i zakonshëm gjatë shtatzënisë së parë, që të gjithë të mendojnë se është në pritje të ëmbël.

 

Meghan u shfaq rrëzëllitëse gjatë “Festival of Remembrance Day” në Royal Albert Hall, një event shumë i rëndësishëm për familjen mbretërore, por përveç look-ut të kuruar dhe distancës së dukshme me princin William dhe Kate Middleton, ky veprim i saj shkaktoi shumë bujë tek fansat.

 

Edhe pse nuk ka asnjë provë tjetër që vërteton shtatzëninë e Meghan, javën e kaluar, gjatë një takimi që çifti mbretëror bëri me disa ushtarakë, Harry pyeti prindërit e pranishëm si është jeta me dy fëmijë. “Harry ishte goxha i interesuar mbi mënyrën si ndryshojnë gjërat kur bëhesh me dy fëmijë,” tha Susie Stringfellow. “E inkurajuam të bëjë një fëmijë tjetër.”/Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *