Të jesh pjesëtar i një prej familjeve mbretërore më të pushtetshme në botë do të thotë të ndryshosh katërcipërisht mënyrën e të jetuarit, dhe t’i përshtatesh një sistemi strikt rregullash e sjelljesh.

 

Lady Diana dhe Kate Middleton do të ishin të parat që do ‘’t’i nënshtroheshin’’ një ndryshimi rrënjësor për të qenë të denja për statusin e ri mbretëror.

 

E njëjta gjë po ndodh edhe me Meghan Markle, të cilës tashmë i duhet të heqë dorë nga karriera e saj si aktore dhe showgirl, shtëpia në Kanada, madje dhe nga qentë e saj, si dhe nuk do të shkruajë më në blogun ‘’TheTig.com’’ pasi sipas familjes mbretërore nuk është e hijshme për të. Por, mesa duket Meghan ka zgjedhur të vendosë edhe ajo ‘’rregullat e saj të lojës’’. Për të rivendosur balancën në çifti, ajo i ka kërkuar Princit Harry gjithashtu vendosi të heqë dorë nga diçka në emër të dashurisë për të.

 

E gjeni vallë çfarë është?

 

Duhani.

Sipas një burimi të afërt me çiftin, Meghan është shprehur se ky zakon është i dëmshëm për shëndetin e tij.

 

 

Kohët e fundit rezidencat mbretërore janë bërë “zona jo-duhanpirës”, përveç Clarence House, kështu që nëse Harry dëshiron të pijë një cigare nuk ka nevojë të nxjerrë kokën në dritare, por mund të shkojë në shtëpinë e të atit, Princit Çarls.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *