Vetëm dy ditë më parë, Pallati i Kensingtonit konfirmoi zërat që qarkullonin prej kohësh në shtypin anglez, dhe jo vetëm: dukesha e Sussex-it Meghan Markle dhe princin Harry janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

 

Një lajm, i cili ndodhta në pamje të parë ‘’eklipsoi’’ dasmën e princeshës Eugenie, të shtunën e kaluar, por që u prit mirë nga të gjithë pjesëtarët e familjes mbretërore.  Menjëherë pas shpalljes së lajmit, çifti u nis drejt Australisë ku po zhvillojnë turin e tyre të parë mbretëror si çift. Sigurisht që lajmi i shtatzënisë ishte në rend të ditës, e mesa duket Meghan ka gjetur mënyrën e duhur për ‘’t’u mbrojtur ‘’ nga syri i keq: hajmalinë e preferuar të princeshës Diana.

 

Dukesha e Sussex-it u fotografua me një palë vathë në formë fluturash të Princeshës Diana, i kishte vendosur më herët këta vathë gjatë një udhëtimi në Kanada, më 3 maj 1986, vetëm një vit pasi lindi Harry.  Fansat gjithashtu kanë vënë në dukje se Meghan është fotografuar edhe me një byzylyk të artë të Dianës. Princesha e ndjerë e mbajti këtë aksesor kur vizitoi Qendrën e “Lord Gage”, në Neëham, në lindje të Londrës, më 1990./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *