Britania dhe familja mbretërore të mërkurën e kaluar janë zgjuar me një lajm të papritur nga “çifti Sussex”: Meghan Markle dhe princi Harry  dhanë lajmin që do të shkëputeshin ngadalë nga familja mbretërore për të patur një financë të veçantë dhe për të jetuar midis Anglisë dhe Amerikës së veriut. Këto ishin fjalët e tyre në faqen zyrtare të instagramit:

 

“Qëllimi ynë është të bëhemi “pjesëtarë të moshuar” të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë financiarisht të pavarur, ndërkohë që do të vazhdojmë të mbështesim plotësisht Mbretëreshën. Me inkurajimin tuaj, veçanërisht viteve të fundit, ndihemi të përgatitur për të bërë këtë ndryshim. Ne po planifikojmë të menaxhojmë kohën tonë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, duke vazhduar të respektojmë detyrimin tonë ndaj mbretëreshës dhe mirëqenies së përbashkët.”

 

“Asnjë anëtar tjetër i familjes mbretërore nuk ishte konsultuar përpara se Harry dhe Meghan të lëshonin deklaratën e tyre personale sonte, Buckingham Palace duket se është ‘i zhgënjyer’”./Living

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *