Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me operacionin e fundit të SPAK ku është arrestuar biznesmeni Pëllumb Gjoka.

 

Në një deklaratë për mediat Berisha deklaroi se Pëllumb Gjoka me ndihmën  e Kryeministrit Edi Rama ka grabitur metra katrorë në Velipojë.

 

Ish-kryeministri tha se Gjoka ishte i afërt me Ramën sa dhe vetë ish-Sekretari I Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknurin.

 

Krahas shkarkimit të Damian Gjiknurit, numrit dy të PS, sot është njoftuar arrestimi i disa krerëve të botës së krimit shtetëror dhe të lidhur me shtetin.

 

Sot është arrestuar Pëllumb Gjoka, një nga banditët kryesorë, një njeri, i cili me ndihmën e Edi Rramës, ka grabitur rreth 100 mijë metra katrorë në Velipojë. Akuzohet edhe për vrasje njerëzish.

 

Pëllumb Gjoka ka një motel këtu, të cilit Edi Rama i ka dhënë apo donte t’i jepte pesë yje dhe kazino.

 

Pëllumb Gjoka ishte po kaq i afërt me Edi Rramën sa Damian Gjiknuri.”-u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *