Subscribe

12.800 bimë kanabis sativa u asgjësuan përmes djegies gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në malësitë e Shkodrës.

 

Ndërhyrja në zonat e kultivuara me bimë narkotike u bë nga ajri nga 50 efektivë të forcave RENEA, ndërsa nga toka ndërhynë 500 punonjës të Policisë së Shkodrës dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës dhe Fierit.

 

Sipas policisë, operacioni i koduar me emrin “Fly” u finalizua në një terren shumë të thellë malor dhe për këtë arsye, efektivët e RENEA-s u transportuan me helikopter deri në parcelat ku ishte mbjellë droga.

 

Në pajmet e shpërndara nga policia, të miksuara edhe me muzike si për ti dhënë më shumë ritëm aksionit, forcat special të trajnuara kundër grupeve të rrezikshme kriminale, shfaqen teksa qëndrojnë gati me armë në duar gati për të qëlluar.

 

Por në fakt, gjatë aksionit nuk pati asnjë rrezik.

 

Policia pranoi se nuk ka asnjë të arrestuar për drogën: as financuesit, as trafikantët, madje nuk gjeti asnjë punëtor apo roje.

 

Drejtues të policisë thanë se janë identifikuar disa autorë, por ata janë ende nën hetim, ndaj nuk janë kapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *