E shtunë, 7 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Megaoperacion në Europë kundër “Ndragheta”, dhjetëra të arrestuar

Dhjetëra anëtarë të mafias italiane Ndrangheta janë arrestuar në kuadër të një megaoperacioni që është në zhvillim e siper në disa vende europiane.

 

Autoritetet italiane bëjnë të ditur se të paktën 90 persona janë arrestuar deri të mërkurën në mesdite ne vende si Belgjika, Italia, Gjermania dhe Holanda pas angazhimit të qindra forcave policore dhe agjencive te inteligjences.

 

Reklamë

Mafia famëkeqe italiane Ndrangheta akuzohet për trafik droge, sidomos me kokainë, pastrim parash, ryshfet dhe dhunë.

 

Shtëpi, restorante italiane dhe biznese të tjera janë në shënjestër të bastisjeve.

 

Operacioni i koduar si “Pollino”  ka sekuestruar gjithashtu një numër të madh biznesesh dhe pronash në emer të anetareve të mafias në fjalë.

 

Besohet se “Ndragheta” është një organizatat kriminale më të forta të botës me mbi 6 mijë anëtarë dhe me një pasuri marrëmendëse.

 

Deri tani mesohet se jane sekuestruar 4 tone kokaine.

Vazhdo të lexosh

Reklamë