Shkatërrohet një grup kriminal me shqiptarë. 1,100 policë belgë kanë zbuluar një rrjet droge në Belgjikë.

 

Ky operacion ishte mbajtur sekret për një kohë të gjatë, dhe më parë kontrollet janë kryer në 120 banesa për të zbuluar se ku vepronin kriminelët.

 

Sipas tyre, është mafia shqiptare, që po kontrollon tregtinë evropiane të kokainës nga Belgjika në një aleancë me Ndrangheta të Italisë së Jugut.

 

Lënda narkotike shpërndahej në Itali, Gjermani Suedi, Angli, Francë, Holandë dhe Portugali.

 

Në pranga janë vënë 64 persona, pjestarë të grupit që kishin në zotërim gjashtë laboratore droge, ku prodhonin kokainë e më pas e shpërndanin për shitje me shumicë.

 

Autoritetet kanë sekuestruar armë zjarri, pajisje që përdoreshin për prodhim, më shumë se një milion euro cash, një sasi të madhe me shufra ari, mbi 50 makina luksoze, ora dhe dronë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *