E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Megan Fox më seksi se kurrë

Cilësohet si një nga vajzat më të bukura dhe seksi të Hollywood dhe asnjëherë nuk ka zhgënjyer me performancat e saj.

 

 

Së fundmi, Megan Fox ka reklamuar linjën e re të të brendshmeve të firmës së njohur Frederick, në një set fotografik të publikuar nga mediat botërore të showbizz-it.

Reklamë

 

 

Në foton e parë të publikuar, Megan ka një buzëqeshje kokete, me trupin e vendosur pranë murit, veshur me taka të zeza e kostum lëkure.

 

 

Në foton e dytë ajo duket më epshndjellëse me të brendshme të kuqe e geta të tejdukshme, kurse fotoja e tretë është disi më artistike, pasi ajo pozon pranë një kitare, provokuese si kurrë më parë.

 

 

Edhe pse nënë e tre fëmijëve, Megan Fox mbetet një nga ikonat e bukurisë, me një trup mahnitës.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë