E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Mega-operacioni pas tërmetit/ Prokuroria jep detajet: Janë 31 të arrestuar

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar më shumë detaje nga super-operacioni i kryer të martën lidhur me ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Prokurorja Elisabeta Imeraj, në një konferencë për mediat bëri me dije se deri tani numri i të arrestuarve ka shkuar në 31.

 

“Prokuroria e Tiranës më 27 nëntor ka filluar hetimin pas tërmetit, duke u munduar të nxjerrë në pah shkeljet e punonjësve të administratës, por edhe ndërtuesit, që sollën si pasojë nxjerrjen e disa banesave të pabanueshme.

 

Reklamë

Janë evidentuar 25 institucione, 125 pallate dhe 200 banesa të dëmtuara në Qarkun e Tiranës nga tërmeti i 26 nëntorit. Është arritur në konkluzionin se janë evidentuar dhe identifikuar autorët, që u bënë shkak e pasojë për arrestimet e djeshme, numri i të cilëve ka arritur në 31.”

 

Elisabeta Imeraj renditi edhe disa nga shkeljet e kryera nga zyrtarët e vënë në pranga. Sipas saj, ata kanë miratuar leje ndërtimi pa pasur dokumentacionin, ndërsa mungojnë edhe procesverbalet dhe dokumentet në dosje.

 

“Për shkeljet e kryera nga funksionarët publikë, kanë miratuar leje ndërtimi në mungesë dokumentacioni dhe në kundërshtim me ligjin .

 

Mungojnë oponencat teknike për administratorët e të cilëve janë lëshuar edhe urdhra ndalimi, mungojnë procesverbale të përfundimit të karabinave, të objektit. Mungojnë procesverbalet të përfundimit të punimeve të objektit.

 

Në disa dosje mungojnë aktet e konstatimeve nga zyrat urbanistike, në komunat Farkë dhe Kashar, për të legalizuar mungojnë aktet e qëndrueshmërisë.”

Më shumë video

Reklamë