Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjë Republikanë, Senatorë dhe Kongresmenë amerikanë, si dhe deputetë të Parlamentit Europian.

 

Gjatë fjalës së tij, Mediu ka risjellë në vëmendje lëvizjen studentore që i shënoi fillimin e demokracisë në vend, duke theksuar se duhet të shërbejë si frymëzim për të rinjtë e vendin që të përballen me të keqen aktuale.

 

“Misioni ynë është të ndërtojmë të mirën përballë së keqes, të ndërtojmë dashurinë përballë urrejtjes, të ndërtojmë respektin përballë përbuzjes.

Këto janë rrugët për të ndërtuar një shoqëri e cila ecën përpara.

 

Ne sot kemi një mision kundër së keqes. Kemi një pushtet i cili po shpopullon Shqipërinë, po e shpopullon prej jush, njerëzve të rinj, njerëzve të mëncur dhe të ditur, të cilët duan një jetë ndryshe, po shkatërron të ardhmen e familjeve tona, po shkatërron të ardhmen tonë si komb.

 

Prandaj ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, për të tejkaluar thjesht dhe vetëm politikën, për të besuar tek vetja, për të besuar që Zoti na ka falur jetën, lirinë dhe mundësunë për të ndërtuar lumturinë, dhe ne kështu, duke besuar në këto principe, do të ecim të gjithë së bashku”, thekson ai.

 

Mediu kërkoi që më 14 Maj qytetarët të votojnë në emër të lirisë dhe të mos kthehen në rrugën e errësirës së para viteve ’90.

 

“Prandaj ju ftoj ju që deri më 14 maj të mos pushojmë, por mesazhin e mundësisë që na është dhënë nëpërmjet lirisë, mesazhin e asaj që na e ka dhënë si të drejtë Zoti, ne duhet ta kthejmë në duart e shqiptarëve të lirë, ashtu sic filluam ne vitet 1990.

 

Te mos pranojmë të rikthehemi në rrugën e errësirës, ku na u ndalua besimi, liria dhe e drejta.

 

Të mos pranojmë që njerëz që kanë pushtet sot të sillen me ne dhe me taksat tona, sikur janë pronarë të asaj që ne paguajmë dhe asaj cka është jeta jonë.

 

Prandaj më shumë se kushdo tjetër, rinia është kualitet, rinia është qëllim në vetvete për të bërë më të mirën.

 

Mos jeto me zhurmën dhe dogmën e të tjerëve. Beso tëk vetja jote, tek zemra jote, sepse ajo nuk gabon.

 

Prandaj le të bashkohemi ne që të gjithë, të shkelmojmë të keqen dhe të ligën, të tregojmë që dime dhe duhet të ndërtojmë”, theksoi ai.

 

Mediu shtoi se vota e 14 majit shërben për të ndërtuar Shqipërinë europiane dhe për të qënë shqiptarë europianë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *