Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, njëkohësisht aleat i PD, sqaroi se partitë e vogla nuk e kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor për interesa vetjake.

Ai deklaroi gjatë një interviste me “Skype” në edicionin qendror të lajmeve të “Vizion Plus” se kjo bëhet për interesa kushteuese.

Sipas tij, është mirë që brenda koalicionit opozitar të krijohet një grupim tjetër për të ruajtur votat pasi një pjesë e mirë e mbështetësve të opozitës janë larguar nga Shqipëria.

Intervista e plotë:

Pas një kalvari deklaratash të paktën 2 vitet e fundit në lidhje me sistemin, duket se kjo çështje është tashmë e mbyllur.

Analziën duhet ta bëni pak ndyrshe. Nuk është çështje e kërkesës së partive të vogla, por unë mendoj se realiteti politik shqiptar është bërë i papranueshëm dsepse tani duket që ne nuk kemi një Parlament që t’u shërbejë interesave të shqiptarëve. Kemi një Parlament të emëruar që i shërben interesave të drejtuesve politikë. Qytetarët nuk e dinë kë kanë deputet. Nuk përbën rrezik për partitë e vogla sepse me këtë sistem elektoral PR është ndeshur prej kohësh dhe ka dalë e suksesshme.

Ju e keni kërkuar në 2 vite këtë gjë. Keni patur arsyetimet tuaja. Tani që nuk u mor parasysh, a ndryshon dsiçka?

Çështja nuk duhet parë kaq ngushtë që ne e kemi kërkuar këtë për interes specifik tonin. Ne e kemi kërkuar për interes kushtetues e para. E dyta, unë dua të bëj edhe një analizë. Historiku elektoral i të djathtës tregon që në pikëpamjen prooporcionale e djathta nuk ka arritur të garantojë ndonjëherë sukses. Nëse ka ndryshuar ndonjë gjë me ndryshimet politike për mirë, mendoj se do të ishte e vlefshme. Por mendoj se gjërat kanë agravuar për keq. Sepse një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë që janë anti-qeveri janë larguar, pra do të thotë se janë larguar votat e opozitës. Skepticizmi është rritur, varfëria është rritur, ndikimi i krimit të organizuar, i korrupsionit, kontrolli i medias, të gjitha këto janë në dorën e qeverisë. Në këtë pikëpamje, mendoj që është shumë herë më e vështirë nëse nuk krijojmë një sinergji për konkurrim, të paktën brenda llojit.

Kërkesa juaj, e aleatëve, për zotin Basha dhe PD për të krijuar atë grupim brenda koalicionit opozitar, a do të merret parasysh apo edhe kjo është një çështje e mbyllur?

Jo, nuk është një çështje e mbyllur, është çështje për t’u diskutuar. Edhe këtu duhet parë, nuk është një kërkesë që të ketë të bëjë me subjekte të caktuara politike. Në fund të fundit çdo të thotë zgjedhje? Që çdo qytetar të përcaktojë me votë atë që e përfaqëson në Parlament. Nuk do të thotë që duhet të fusësh dorën t’i marrësh një partie për t’ja dhënë një partie tjetër. Kjo do të krijonte një frymë konkurruese brenda aleancës që ne kemi, do të krijonte një sinergji për të mbledhur vota, për të ruajtur vota dhe për të garantuar fitoren. Kush nuk do ta kuptojë këtë, ose është i vobektë, ose naiv.

Do të doja opinionin tuaj në lidhje me qëndrimet e presidentit të fundit dhe deklaratat e tij për ndërhyrjet e ambasadorëve në reformën në drejtësi. Cili është opinioni juaj për këtë qëndrim?

Unë di të them që e djathta shqiptare ka dhënë mbështgetjen për refornmën në drejtësi. E majta në mënyrë të qëllimshme shkatërroi konsesusin dhe miratoi ligjet në mënyrë të njëanshme. E katandisi veten pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Unë vlerësoj shqetësimin që ne duhet të ecim shpejt me reformën në drejtësi. Çdo lloj konsesusi politik që garanton pavarësinë e gjyqësorit është mëse i vlefshëm. SHBA dhe Evropa janë partnerët tanë.

Flitet se nuk ka plotësisht dakordësi në gjirin e aleancës opozitare për qëndrimet e PD. E kam fjalën se disa herë janë vendosur vija të kuqe dhe ato duket sikur aty për aty harrohen. Teatri ishte vija e fundit e kuqe.

Vija e kuqe që vendosi PD është që ne nuk do të lejojmë të cenohet teatri, dmth do të kalojnë mbi trupat tanë. Bëri ndonjë gjë tjetër qeveria? Mbi trupat e deputetëve kaloi, mbi trupat e artistëve kaloi. Opozita duhet që këtë ta shikojë si një moment politik për ta kthyer në një kauzë të rëndësishme, jo vetëm për të demaskuar qeverinë, por për të treguar që është ndryshe nga qeveria. Ka vetëm një rrugë Lulzim Basha dhe gjithë opozita për të fituar: Të sillet ndryshe nga Edi Rama.

Brenda aleancës atëherë nuk ka asnjë divergjencë, është qëndrim homogjen?

Mund të ketë opinione nga më të ndryshmet, ky është këndvështrimi im. Ka një shprehje amerikane: Nëse në një biznes, dy njerëz janë gjithmonë dakord, njëri prej tyre është i tepërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *