E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Mediu takon ambasadorin Lu: Duhet dialog mes palëve

Ne momentin kur përpjekjet e reja te Brukselit  per një marrëveshje mes mazhorances dhe opozitës nuk kane prodhuar asnjë rezultat, aleati i demokrateve, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu bën thirrje për dialog. Kete deklarate, Mediu e beri pasi takoi per me shume se nje ore, ambasadorin amerikan ne Tirane, Donald Lu.

 

Gjate fundjavës, Brukseli ka tentuar serish te negocioje per zgjidhjen e situatës ne Shqipëri dhe Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn si dhe kreu i Partisë Popullore Europiane Daul, kane zhvilluar biseda telefonike me liderin e opozitës Basha, ne mënyrë qe opozita te marre pjese ne zgjedhje.

 

Më shumë video

Reklamë