E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mediu: Situata rëndohet çdo ditë, Rama bën politikë me pandeminë

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu akuzoi qeverinë se po e përdor pandeminë për politikë.

 

Reklamë

Gjatë një takimi me një pjesë të koordinatorëve të njësisë 10 në Tiranë, Mediu u shpreh se situata sa vjen e përkeqësohet.

 

i kërkoi nga qeveria mbrojtje për bluzat e bardha dhe mbështetje ekonomike për qytetarët.

 

“Situata e rëndë e pandemisë, kërkon transparencë dhe përgjegjësi.  Të gjithë ne, vlerësojmë në radhë të parë përkushtimin e mjekëve, dhe i kërkojmë qeverisë të mbrojë jetën e tyre, duke garantuar çdo gjë që është e nevojshme për ta. Opozita ka propozuar masat që duhen, për të kontrolluar pandeminë, sipas rekomandimeve dhe praktikave më të mira Europiane, ndërkohë që qeveria Rama, jo vetëm shpërfill mendimin e specialistëve dhe opozitës, por për më tepër, e përdor këtë pandemi, për luftë dhe interesa politike. Qindra qytetarë, janë në pamundësi për të marrë mbështetjen e nevojshme, janë në pamundësi për të përballuar kostot e ilaceve dhe mjekimit për COVID-19, të cilat kalojnë mbi 2-3 herë pagën e tyre mujore. Ekonomia dhe papunësia janë prezent në pjesën më të madhe dhe familjeve shqiptare, ndërsa taksat e shqiptarëve shpërdorohen për interesa korruptive. Situata rëndohet çdo ditë, dhe sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, Rama me qeverinë e tij, vazhdon politikën antishqiptare, duke ju kundërvënë kërkesave të BE me justifikime absurde.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë