Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu apeloi shqiptarët që të bashkohen të gjithë kundër regjimit të Edi Ramës. Gjatë një mbledhjeje me drejtuesit e degëve, Mediu tha se është koha për të ndërtuar një shtet kushtetues.
“Shqiptarët duhet të bashkohen kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës me një platformë politike dhe qeverisëse e cila vendos në plan të parë interesin kombëtar, Shqipërinë dhe që garanton një Shqipëri anëtare të BE brenda mandatit të parë qeverisës, garanton zhvillim ekonomik, siguri, një shëndetësi bashkëkohore dhe sistem arsimor Europian. Opozita bashkë me shqiptarë të rinj dhe të reja, me njerëz të talentuar që kanë studiuar në universitetet më të mira në Amerikë, Europë, punojnë në institucione të rëndësishme financiare, ekonomike dhe të shëndetësisë, të bashkohen në qeverisjen e opozitës së djathtë për të ndërtuar një shtet kushtetues dhe në shërbim të lirive dhe të të drejtave të shqiptarëve.”
Gjatë mbledhjes, Mediu kërkoi përfundimin sa më parë të përzgjedhjes së 140 kandidaturave që do konkurojnë në emër të Partisë Republikane






Bravo Mediu
Si ka mundesi qe ti personalisht ke guzimin tna thuash esht koha te ngrihemi
pyetja ime esht per cfar?
Populli Shqipetar e di kush jan politikanet me te digjeneruar qe ka krijuar ndo nje her Shqiperia
30 vjet na kini riepur per se gjalli nga krye gjakatari me i rrezikshem qe dihet se kush esht e deri tek langot e pallateve qe rrin si zagar verdall
koha ka ardhur per ne si komb tu shporrim nga kjo politik e semur
Long live Albania