Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në takimin me strukturat e kësaj force, u shpreh se qeveria e Ramës e ka çuar Shqipërinë ne kufijtë e një dëshpërimi të thellë.

Mediu theksoi se kjo qeveri ka sjellë vetëm varfëri dhe pasiguri, duke shtuar se interesat kombëtare janë zëvendesuar me ato personale.

“Kalimi i Kodit elektoral pa konsensus, pa pritur vleresimin e Komisionit të Venecies, injorimi i Gjermanisë dhe Evropës është kundër interesave kombëtare të Shqipërisë dhe Europës. Refuzimi që Edi Rama i bëri BE është refuzimi që ai i bën punës dhe qëllimit historik të shqiptarëve, jo vetëm në këto 30 vite. Ky regjim i korruptuar njësoj si regjimi diktatorial është pozicionuar hapur si antishqiptare dhe anti-europiane.”

Sipas tij, Presidenti duhet të shpërndajë Parlamentin, me qëllim mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesat e Shqipërisë

“Diktatura komuniste është zëvendesuar nga diktati dhe pushteti i krimit dhe korrupsionit të cilët janë aleatët e Ramës për të manipuluar zgjedhjet. Opozita dhe shqiptarët kanë vetëm një duhet të bashkohen në cdo skaj të Shqipërisë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, largimin e këtij regjimi dhe rikthimin në rrugën europiane.

Për Mediun, është detyrë e të djathtës që të rikthejë vlerat më të mira dhe besimin tek qytetarët shqiptarë.

“Është detyrë e së djathtës të afrojë në politikën e saj, në garën për parlament dhe qeveri njerezit më të aftë, intelektualë brenda dhe jashtë vendit që se refuzojnë poshtërimin dhe përbuzjen e sektit Rama, të ofrojë intelektualë e të rinj që zotërojnë dijen dhe aftësitë për të ngërtuar një shtet të shqiptarëve për shqiptarët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *