Në një takim me banorët në Laprakë, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e konsideron 25 prillin një moment me rëndësi kombëtare.

 

Ai shpërtheu në akuza ndaj kreut të qeverisë, për të cilin tha se ndërtoi vetëm korrupsion dhe një shtet të kriminalizuar. Sipas tij, në ditën e votimit do të bëhet ndarja mes shqiptarëve që duan dinjitet dhe Ramës që sipas tij ka shkatërruar Shqipërinë.

 

“Pushteti i krimit dhe korrupsionit që ka ndërtuar Edi Rama, është parajsa e Ramës por është shkatërrimi i familjeve tona dhe të ardhmes tonë si shqiptarë. Prandaj jemi sot këtu të gjithë bashkë, me një angazhim dhe një qëllim, për të ndërtuar atë që është e ardhmja e fëmijëve tanë, e familjeve tona, e prindërve tanë, e Laprakës dhe e gjithë Shqipërisë. Kam bindjen që sot më shumë se kurrë, në kemi marrë një vendim, askush asnjë njeri nuk mund të na dalë dhe të bëhet Zot për fatit tonë dhe familjeve tona. Nuk mund të ketë njeri që të dalë dhe të na ndërpresë rrugëtimin tonë europian. Prandaj është shumë e rëndësishme që të fillojmë të kuptojmë vlerën tonë si qytetarë në demokraci, peshën dhe dinjitetin që ne duhet t`i japim familjes sonë dhe njëkohësisht vendit dhe kombit tonë. Mashtrues, përbuzës, mospërfillës, njeri që ka shkelur jetën dhe interesat e shqiptarëve, interesin tonë kombëtar, në historinë tonë nuk mund të gjendet dhe të krahasohet me Edi Ramën. Prandaj 25 Prilli është një moment shumë i rëndësishëm, është një moment me rëndësi kombëtare. Nuk ndeshet e majta me të djathtën, por ndeshen qytetarët shqiptarë, që duan shtet, duan liri, me Edi Ramën, i cili krijon dhe ndërton vetëm krim dhe korrupsion. Është ndarja e shqiptarëve që duan punë dhe dinjitet dhe Edi Ramës që ka shkatërruar çdo mundësi ekonomike, ka shkatërruar bizneset, ka shkatërruar Shqipërinë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *