Kryeministri Edi Rama, i dekretuar në postin ë eMinistrit të Jashtëm ka dhënë dorëheqjen brenda 24 orëve duke i deleguar të gjithë kopetencat zv-ministrit Gent Cakaj.

 

Ky delegim ka ngjallur shumë debate në politikën shqiptare edhe pse tashmë kreu i shtetit Ilir Meta është shprehur se tashmë kjo është një çështje e brendshme e qeverisë dhe e PS-së.

 

Gjithashtu ky delegim i detyrës nga ministri i Jashtëm i dekretuar Edi Rama tek zv.ministri Cakaj është cilësuar në shumë raste edhe antikushtetues.

 

Në një panel të ftuarish në Real Story me Sokol Ballën, kryetarja e Komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli është shprehur se delegimi i detyrës është një praktikë e njohur në perëndim dhe kushtetuese.

 

“Është praktike e njohur perëndimore kushtetuese pasi ka nene te caktuara qe tregojne çfare duhet dhe jo te beje kryeministri problemi eshte se çfarë do të beje ministria e Jashtme. Ajo çfarë vjen në të ardhmen padyshim që ka pikpyetje, di çfarë ke kaluar por jo të ardhmen ky është një vit, me shumë sfida për Shqipërinë që ndërlikohet për shkak të ndërlikimet rajonale dhe jo.”

 

Ish ministrja e Intergimit Klajda Gjosha është shprehur në Real Story, se me kalimin e kopetencave të ministrit tek zv-ministri praktikisht tashmë ky është një post që është bosh.

 

“Sot nuk bie dakord se pozicioni i zv.ministrit për evropën sot është bosh, sepse tashmë i është dhënë detyra nga kryeministri defakto. Unë do të quaj një mungesë të madhe të integrimet sepse ka ngelur në duartt e një dejtorie. Fjala e Bushatit ishte e mirë pasi nuk e dime si do jetë e nesërmja dhe a do të ketë negociata. Kemi tashmë një ministër të ri i cili përmendi integrimin rajonal, nuk e di çfarë kupto ai  me këtë, se unë e di që kemi integrim Evropian.”

 

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se zv.ministri Cakaj e ka të vështirë që të mbajë një peshë të tillë.

 

“Sfida tona janë shumë këto kohë, nuk mendoj se jemi në një situatë të mirë por problematike, si një person që ka ndjekur nga afër çështjen e intergimit duhet të ishte dhe një person që duhet të kishte shumë info. Nëse ky nuk përballon dot presionin që ju parshtrua nga mosdekretimi nga presidenti Meta, kur  pretendohet se ky do të merret tashmë me çështje të mëdha çështje Rusi, Ukrainë do të ketë përball shumë homolog, fakti që ne ulim nivelin e Shqipërisë në përfaqësim e politikës së Jashtme është një problem.”

Gjithashtu në fjalën e tij, Mediu është shprehur se sot prezenca politike, ushtarake, inteligjente e Rusise eshte shume e forte ne Ballkan, dhe sipas tij përpara kesaj situate, Kryeministri dhe te gjithe ne duhet te ishim me te pergjegjshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *