Subscribe

Fatmir Mediu prezantoi këtë të mërkurë 36 kandidatet për deputetë të Partisë Republikane në Tiranë. Gjatë këtij aktiviteti me strukturat e PR të Tiranës duke vlerësuar maksimalisht emrat e përzgjedhur për garën këtë qark, Mediu  ftoi Partinë Demokratike që të ndërtojnë një koalicion vlerash për të ndërtuar një shtet ndryshe, në mënyrë që ata që do të jenë në Parlament të mos jenë aty vetëm për ti shërbyer pushtetit.

Rruga e vetme, sipas Mediut, është rruga e ndershmërisë nga ana e PD.

 

Ne duam të fitojmë me Partinë Demokratike dhe i takon Partisë Demokratike që të paracaktojë dhe të tregojë se cilat janë rrugët e fitores, dhe e vetmja rrugë është rruga e ndershmërisë, për të pranuar se kush je dhe për të pranuar se me kë punon, për të ndërtuar një koalicion vlerash. E vetmja mënyrë për të ndërtuar një koalicion vlerash, elektorale dhe politike, është kur respekton dhe vlerëson peshën e çdo partie politike, dhe në mënyrë të padiskutueshme, kur arrin dhe gjykon sëbashku, kush janë kandidatët që përfaqësojnë këto vlera, për t`a çuar jo thjesht opozitën përpara, por shoqërinë përpara, në mënyrë që në Parlament nesër, të jenë zëri i qytetarëve dhe i mundësisë për një realitet ndryshe, për të ndërtuar shtetin dhe jo vetëm thjesht të jenë në Parlament për t`i shërbyer pushtetit. Po kërkojmë reciprocitet, respekt, vlerësim të njerëzve të Partisë Republikane, të historisë së Partisë Republikane, të peshës së Partisë Republikane dhe njëkohësisht të ideve të Partisë Republikane, sepse besojmë tek këto ide dhe këto vlera.

 

Mediu, I cili herë pas herë ka qënë kritik me PD dhe mënyrën sesi po menaxhohet strategjia elektorale e opozitës,  shtoi se e djathta duhet të bashkohet jo për oreket elektorale të ndonjë force politike, por për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të krijuar një koalicion vlerash.

 

E djathta duhet të bashkohet, por jo për të shërbyer si aneks apo qoshe rehatie për këdo politikan apo parti politike. E djathta duhet të bashkohet në radhë të parë në çdo qendër votimi, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. E djathta e ka të domosdoshme të ndërtojë në radhë të dytë një koalicion vlerash, ku idetë tona krijojnë shpresë dhe besim. Nuk është e mjaftueshme që të tregojmë vetëm se sa i keq është Edi Rama. Është e domosdoshme të tregojmë që ne kemi forcën për të bashkuar shqiptarët kudo që janë, për t`a bërë Shqipërinë Europiane, për të krijuar shanse dhe mundësi të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *