Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se partitë opozitare duhet të organizohen sa më parë në një program politik të përbashkët. Thirrjen Mediu e bëri gjatë mbledhjes së strukturave në Laç.

 

“Është i nevojshëm organizimi imediat i opozitës në një program politik dhe qeverisës të përbashket dhe angazhimin në çdo qëedër votimi për të mbrojtur votat e shqiptarëve nga manipulimi i Edi Rames ndërmjet ndryshimive antikushtetuese dhe antiligjore të kodit Elektoral. Bashkimi me rrugën tonë i shqiptarëve sidomos i të rinjëve, pedagogëve, profesionistëve, bashkimi i grupeve të djathta dhe kontribuesve të këtyre 30 viteve është një domosdoshmëri. Asnjë votë e djathtë nuk duhet të shkojë në favor të Edi Ramës sepse ajo votë shkon kundër të ardhmes europiane dhe kundër shqiptarëve.”

 

Aleati i Bashës premtoi se në mandatin e parë qeverisës opozita do të bëjë Shqipërinë anëtare të BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *