Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi një takim me qytetarë dhe biznese të njësisë nr.3 në Tiranë.

 

Mediu theksoi se zgjedhjet e 25 Prillit janë të një rëndësie historike për t’i dhënë fund sipas tij, shkatërrimit të shtetit, kolapsit të ekonomisë dhe familjes nga regjimi i korruptuar i Edi Ramës.

 

Në takimin e tij me qytetarët në Tiranë, raporton Vizion Plus, kandidati i “Aleancës për Ndryshim” e vuri theksin tek ndërtimi i një ekonomie të fortë dhe funksionale duke luftuar korrupsionin dhe padrejtësitë të shkaktuara sipaqs tij nga qeveria Rama dhe që po shkatërrojnë shtetin dhe familjen shqiptare.

 

 

“Ky është një regjim antishqiptar, kundër familjes dhe kundër njeriut. Mbi 70% e të rinjve duan të largohen. Kjo qeveri nuk ka lënë shpresë për vendin, po e dëbon rininë masivisht. Ne i kemi të gjitha kualitetet për të garantuar të ardhmen tonë, atë që duam. Kjo është një luftë e cdo qytetari për të mos e lejuar shitjen e votës, por për të votuar me dinjitet dhe për një të ardhme më të sigurtë.”

 

 

Mediu u shpreh para qytetarëve se me taksën e sheshtë 9% bizneset do të mbështeten më shumë dhe se çdo qytetari do ti garantohen më shumë të ardhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *