Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu kritikuar opozitën për veprimet politike në vitet e kaluara si mosmarrja pjesë në zgjedhje në 2019 apo djegia e mandateve.

 

Sipas Mediut, ishin këto veprime të opozitarëve që i dhanë mundësi kryeministrit Rama të bënte ndryshime kushtetuese në favor të tij.

 

Debatet në studio, në lidhje me përgjegjësitë e opozitës dhe alternativën që ajo përfaqëson, Mediu u përgjigj duke pranuar gabimet e viteve të fundit por edhe duke shënjestruar qeverinë, veçanërisht me fryrjen e madhe të administratës publike.

 

Përgjegjësitë janë përcaktuar pavarësisht se vota ka qenë e shtrembëruar e manipuluar, pavarësisht idiotësisë së opozitës në 2019, apo djegia e mandateve që i dhanë dorë të lirë Edi Ramës të bënte ndryshime në Kushtetutë, të bënte veprime ndesh normave demokratike.

Ajo që është e qartë është që përgjegjësitë janë të ndara mes opozitës dhe mazhorancës në pushtetet lokale. Keqeverisjen dhe falimentimin e bashkive nuk e ka bërë opozita. Ka pasur bashki në kohën e opozitës që kanë funksionuar shumë mirë. 

Po ashtu 40 mijë punonjësit e shtuar në bashkitë e vendit nuk i futi opozita por qeveria. Ka ulur numrin e Bashkive por shtoi numrin e punonjësve me 50% duke i çuar këto vetëm e vetëm si militantë në shërbim të forcës politike, shërbejnë vetëm për vota jo për administrim lokal. ”- tha Mediu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *