I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se tashmë është koha që politika të zgjojë besimin tek qytetarët. Ai shtoi se ekziston nevoja për të sjellë ndryshime pozitive përmes figurave të reja të cilat sipas tij janë, por duhet të përfaqësohen.

 

Fatmir Mediu: Unë mendoj se ka nevojë për një zgjim shprese dhe besimi tek qytetarët shqiptarë. Besoj se ka një skepticizëm në raport me politikën.

 

Alban Dudushi: Pra, nuk është real Basha kur thotë se beson se do të fitojë?

 

Fatmir Mediu: Basha është real. Kur ka një frymë pozitive, dhe një qasje më pozitive në raport me pjesën intelektuale, rininë brenda dhe jashtë Shqipërisë, kjo do të sillte padyshim një zhvillim më pozitiv të qeverisë, një trend më pozitiv. Dhe në këtë pikëpamje unë mendoj që ka kualitete të cilat duhen patjetër të jenë pjesë. Basha, znj. Bregu, z. Bumçi dhe shumë të tjerë… kur erdhën e u bënë deputetë, kishin qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike? Kur u bënë ministra, a ishin? Jo nuk ishin? Kishte pamundësi opozita në atë kohë të kishte figura për deputetë dhe ministra?

Alban Dudushi: I duhej patjetër një kostum i ri, një freskim fytyre.

Fatmir Mediu: Po a kemi nevojë ne për të rifreskuar veten tonë, për të ndërtuar një raport tjetër? Kemi! Çdo kohë ka nevojën e vet për tu rifreksuar e për të ndërtuar marrëdhënie të reja. Ka njerëz te PD-ja, tek partitë e tjera, të cilët formojnë një grup jashtëzakonisht të madh. Ka dhe njerëz të tjerë të cilët…

Alban Dudushi: Po nëse ata janë aty, atëherë është në rregull, e kryer historia…

Fatmir Mediu: Unë këtë po them, nuk po them s’janë, por që duhet të dalin. Të përfaqësohen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *