Subscribe

Kreu i agrareve dhe kandidati per deputet ne listat e PD u takua me banorët e Hamallajt ne Durrës. Agron Duka kërkoi votën dhe premtoi se do te jete ne shërbim te qytetareve. Ai u shpreh i bindur se Partia Demokratike do te triumfoje ne këto zgjedhje.

 

“Unë kam zgjedhur të jem deputetit i Qarkut të Durrësit. Nëse do të vazhdoj sërish politikën do të vazhdoni të më keni gjithmonë këtu dhe nuk e kam ndërmend të ik asnjëherë nga këtu. Dua të jem përfaqësuesi juaj në parlament. Unë mendoj se duhet të votoni Partinë Demokratike, por natyrisht kam respekt edhe për njerëzit tjerë që ideologjikisht janë majtas, por në dominancë duke pasur parasysh se Partia Demokratike i ka futur të gjithë partitë e tjera në një “kosh” duke filluar nga Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane, Balli, Legaliteti, janë 25 parti unë mendoj se me çdo lloj llogaritje, me çdo lloj matematike Partia Demokratrike del e para në të gjithë Shqipërinë. Ju ftoj edhe një herë të votoni Partinë Demokratike dhe numrin 6.” 

 

Ndërkohë, kryetari i Partisë Republikane u ndal në fshatin Bërxullë të Tiranës. Fatmir Mediu e vuri theksin  tek diferenca  midis dy filozofive, asaj qe përfaqësohet nga Rama dhe asaj te Bashës.

 

“Nga njëra anë kemi Ramën që premtoi shëndetësi falas dhe shërbimi shëndetësor është kthyer në një skëterrë; premtoi 300 mijë vende pune dhe 100 mijë shqiptarë përfunduan emigrantë në Gjermani; premtoi ekonomi dhe mijëra biznese ulën qepenat. Nga ana tjetër kemi Lulzim Bashën, i cili ka premtimin madhor dhe kyç për një ekonomi të fortë: taksa e sheshtë 9 përqind dhe TVSH 15 përqind”.

 

Edhe kryetari i Libras vijon takime intensive. Ben Blushi ishte në Bulqizë për të prezantuar kandidatët. Ai denoncoi politikat e shkatërrimit të minierave dhe varfërimit të Bulqizës. Blushi u shpreh se të gjithë ata qe përfitimet nga minierat e Bulqizës nuk i kthejnë në investime për shkolla, për pensione apo paga më të larta do të ndëshkohen me votë në 25 qershor.

 

“Kemi ardhur sot në qytetin jmë të varfër dhe ndoshta më të vuajturin në Shqipërisë, qytet në të cilin 10 mijë minatorë, prej 40 vetësh nuk gëzojnë më asnjë të drejtë. Ka ardhur koha që të gjithë këta njerëz që shfrytëzojnë kromin pa leje dhe këtu nuk kthejnë asnjë para, të ndëshkohen në 25 qershor”.

 

Ben Blushi premtoi se do te beje te pamundurën ne parlamentin e ardhshëm per statusin e minatorit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *