Ka kaluar më shumë se 1 muaj nga momenti kur Ilir Meta dekretoi 13 tetorin si datën e zgjedhjeve lokale, por deri më tani lideri i opozitës lulzim Basha asnjëherë nuk e ka qartësuar nëse demokratët do të marrin pjesë në këtë proces.

 

Ndryshe nga kreu i PD-së, kryerepublikani Mediu mbështet dekretin e presidentit për ti dhënë zgjidhje krizës politike duke zhvilluar në 13 tetor zgjedhje parlamentare e lokale.

 

Ne funksion të kësaj date Mediu propozon një zgjidhje.

 

 “Duhet ndaluar maskarada e rotacionit të bashkive, sepse është njësoj si të kthehesh  në kohën e komunizmit, ku të kesh kryetarë të komiteteve ekzekutive të emëruar nga partia, që nuk përfaqësojnë asnjë lloj interesi, në  3-4% përfaqësojnë interest e qytetarëve. E dyta që mendoj është e rëndësishme është kthimi i besimit i qytetarëve shqiptarë tek procesi demokratik i vendit.” 

Por Mediu ndryshon nga aleati i tij tradicional Basha, edhe në qasjen ndaj kundërshtarit. Për kryetarin e republikaneve dialogu duhet të zhvillohet me Edi Ramën, pasi kundërshtarin nuk e zgjedh dot opozita.

 “Opozita nuk është institut politik që hedh mendime dhe ide pork a veprim politik dhe aksion politik dhe ndeshet me të gjiths format me kundërshtarin. Por përvec asaj duhet të ketë edhe një gjë tjetër në konsideratë që duhet patjetër që ta shohë si komunikim politik, ne nuk e zgjedhim se kush është kryetar I Partisë Socialiste.”

 

Mediu nuk është dakord me qasjen e PD-së në raport me rotacionin që po ndodh në bashkitë e djathta, tashmë që kryetaret e tyre po ua lëshojne zyrat të zgjedhurve te 30 qershorit.

 “Ajo që është e paarsyeshme, është që opozita të mos rezistojë për vjedhjen që po u bëhet bashkive. Pra dhuna  e policisë dhe e shtetit për të vjëdhur bashkitë, të paktën bashkitë e djathta.”

5 muaj pas djegies së mandateve, kryerepublikani Mediu pranon se ky ishte një hap që duhej menduar më me shumë kujdes.

 “Padyshim që djegia e mandateve solli një sensibilizim më të madh ndërkombëtar dhe shoqëror, dmth protesta massive e interes ndërkombëtar. Por padyshim solli edhe moskuptime, psepse krijonte situate të precedentëve të papranueshëm në rajon, se nuk është vetëm Shqipëria që gjykojnë ndërkombëtarët. Dhe këtu opozita duhet të ishte më e kujdesshme në mënyrën se si duhet ta trajonte.”

 

Sipas Mediut është emergjente që të gjendet një zgjidhje për krizën, pasi në tetor Shqiperia pret vendimin për negociatat e vitin e ardhshëm ajo do të marrë edhe kryesinë radhss së OSBE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *