E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mediu: Berisha, një vlerë e çmuar e politikës

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu vlerëson ish-kryeministrin Sali Berisha si një nga politikanët më të çmuar të Shqipërisë. Në studion e “7 pa 5” në “Vizion Plus”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, ai deklaroi se Berisha ka merita për shumë procese të rëndësishme për Shqipërinë.

 

“Sali Berisha është një nga shtetarët vërtetë më të çmuar të këtyre 30 viteve me ato që ka bërë për hapjen e Shqipërisë, ndryshimet demokratike dhe hapat e rëndësishëm për të vendosur Shqipërinë në atë nivel ku i takon. Në këto 30 vite, momentet e rëndësishme historike, mbajnë firmën e Sali Berishës. Është një vlerë e çmuar e politikës dhe e PD.”

 

Kurse për kreun e PD, Lulzim Basha, kryerepublikani u shpreh se është një lider interaktiv dhe përpiqet të krijojë marrëdhënie.

Vazhdo të lexosh

Reklamë