E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mediat zbulojnë detaje të reja nga vrasja e Kashoxhit

Mediat turke vazhdojnë të zbulojnë detaje të reja nga vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

 

Një ditë pasi presidenti Rexhep Tayyip Erdogan akuzoi për herë të parë drejtë për së drejti qeverinë saudite për krimin, mediat shkruajnë se dyshohet që pjesë të trupit të gazetarit janë nxjerrë nga konsullata me 5 valixhe. Më pas ato u dërguan në rezidencën e konsullit saudit, ditën e vrasjes më 2 tetor.

 

Reklamë

Mediat raportojnë gjithashtu se janë identifikuar 3 figurat kryesore nga ekipi prej 15 anëtarësh që erdhi nga Arabia Saudite në konsullatë ditën e vrasjes. Njëri prej tyre është Mahir Mutreb, ndihmës i drejtpërdrejtë i princit të kurorës; mes tyre kreu i këshillit shkencor të Arabisë saudite dhe një kolonel i ushtrisë.

 

E ndërsa trupi i Khashoggi nuk është gjetur ende dhe motivet e vrasjes se tij mbeten ende mister, presidenti Erdogan në një artikull të publikuar në Uashington Post, i bëri thirrje edhe njëherë Rijadid që t’u përgjigjet pyetjeve qe kane mbetur pa përgjigje për vrasjen e gazetarit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë