E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Mediat spanjolle: Bonucci tek Real Madrid

Bonucci mund te transferohet tek Real Madrid.Ky është lajmi më I fundit që vjen nga mediat spanjolle të cilat sqarojnë se mbrojtësi mund të qëndroje vetëm një sezon tek kuqezinjte.

 

Është e qartë se pa arritjen e zonës champions, kuqezinjte duhet të privohen nga një lojtar I madh për të mbyllur një boshllëk nga 40-70 milion euro që sjell mos kualifikimi në këtë kompeticion.

 

Reklamë

Nga ana tjeter Real Madrid po kërkon një qëndërmbrojtës dhe Bonucci është një dëshirë e vjeter e kampioneve të europës.

 

Ai u ble nga Juventus për 42 milion euro dhe Milani ka dhënë deri tani 14 milion euro në arkat e bardhezinjve pasi 28 të tjerat do të hidhen ne dy vitet e ardhshme. Cmimi për një lëvizje hipotetike tek Reali do të ishte pak a shumë aq sa kuqezinjte e blene nga Juventus pa lënë menjanë kursimin nga rroga e tij shumë e lartë vjetore 8-10 milion euro. Për momentin kjo mbetet një thashethem merkatoje edhe pse me zërat në lidhje me financat e dyshimta të Milanit, asgjë nuk është e pamundur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë