E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Mediat sociale, Taylor Swift njeriu më me influence

Pavarësisht se nuk është më shumë aktive në rrjetet sociale si ka qënë kohë më parë, Taylor Swift vazhdon të mbajë vendin e parë si një nga personat më influencues edhe për këtë vit që po ikën.

 

“Brandwatch” e vlerësoi këngëtaren me këtë titull dhe pse statuset e saj në Twtter ishin vetem 12 gjatë gjithë vitit. Por mesa duket nuk ka rëndësi numri por pesha që kanë patur ato.

 

Reklamë

Me një rezultat ndikues prej 98 nga 100 pikë të mundshme ajo ka dalë në vendin e parë. Pikët përcaktohen nga shuma e angazhimit që gjeneron një përdorues i Twitter-it, duke numëruar shpërndarjet, komentet dhe ndjekësit.

 

Rezultatet pastaj ndahen nga gjinia e përdoruesve. 28-vjeçarja Swift ka 84 milionë ndjekës në Twitter.

 

Në vend të dytë renditet ish-këngëtari i “One Direction”, Liam Payne, me 97 pikë dhe 33 milionë ndjekës.

 

Në vend të tretë renditet Presidenti Donald Trump me 56 milionë ndjekës dhe me radhë, Katy Perry me 108 milionë ndjekës, Kim Kardashian me 59 milionë ndjekës dhe Demi Lovato me 57 milionë ndjekës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë