E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Mediat serbe: Gjarpri provokon, s’ka ndarje të Kosovës, për Luginën vendos Brukseli

Pas takimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, me liderët politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, reagojnë mediat serbe. Deklarata e Thaçit se nuk do të ketë ndarje të Kosovës duket se këtë të premte është bërë vëmendja e mediave serbe. E përditshmja beogradase “Informer”, në titullin e saj shkruan se “Gjarpri provokon Serbinë, thotë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe se për Luginën e Preshevës do të vendoset në Bruksel!”.

 

Reklamë

Gjithashtu mediat e tjera serbe si, “Tanjug”, “Beta”, “B92”, “Blic”, citojnë deklaratën e presidentit të Kosovës në lidhje me ndarjen e Kosovës. Mediat shkruajnë se Presidenti Thaçi është shprehur se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, ndërkaq marrëveshja ligjërisht e detyrueshme në përmbyllje të dialogut do të nënshkruhet nga dy shtete të pavarura.

 

Reklamë

Gjithashtu ai ka thënë se Kosova e ka për detyrë jo vetëm t’i dëgjojë problemet me të cilat po përballen shqiptarët në Luginë, por që edhe institucionet e Kosovës të merren me avancimin e të drejtave të tyre. Kreu i vendit theksoi se Kosova nuk mund më t’i mbyllë sytë përballë padrejtësisë që Beogradi po ua bënë shqiptarëve të Luginës.

 

Nga ana tjetër, mediat serbe citojnë edhe deklaratën e kryetarin e Partisë Demokratike për Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, i cili tha se liderët politikë të Luginës mbeten të përkushtuar që të respektohet vullneti i shqiptarëve të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, i shprehur më 1992, kur shqiptarët janë deklaruar qartë për një autonomi politike dhe territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë