Mediat italiane kanë nisur t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë ekipit të Milanit.

 

Edhe pse u rendit në vend të pestë, me vetëm një pikë larg vendit të katërt e të tretë, lëvizjet e ndërmarra nga klubi kuqezi gjatë kësaj merkato duket se kanë krijuar idenë se Milani po rikthehet dhe pse jo pjesëmarrës në Champions.

 

Konfimrimi i teknikut Marco Giampaolo në krye të pankinës, dhe idetë që ai ka rreth futbollit, kanë bërë që mediat italiane t’I kushtojnë elozhe ish-teknikut të Sampdorias.

 

La Gazetta Dello Sport, duke u ndalur tek aludimet e merkatos por edhe lëvizjet që Maldini dhe Boban kanë bërë gjatë këtyre ditëve, shkruan se Giampaolo është gati që t’i jap një tjetër shans Andre Silvas si dhe të kërkojë që të marrë në ekip sulmuesin e Romës Patrick Schick. Por krahas kësaj lëvizje, Milan sipas të përditshmes italiane, pritet që krahun e majtë të mbrojtjes tia besoj lojtarit të Real Madrid, Theo Hernandez. Një lëvizje kjo që është konfirmuar edhe në takimin që Maldini zhvilloi në Ibiza me vetë lojtarin.

 

Por krahas mbrojtjes një pikë tjetër, ku Milani pritet të bëj përforcime është dhe reparti i mesfushës. Lucas Torreira është objektivi kryesor, me uruguajanin që gjithashtu është një njohje e vjetër e trajnerit, dhe që ka shprehur dëshirën për të braktisur topçinjtë e Arsenal e për t’u rikthyer sërish në Seria A. Por krahas Torreas në lupën e milanit është dhe mesfushori francez I Fiorentinës, Veretout.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *