Nga Italia vjen një lajm i bujshëm. Juventus kërkojnë mbrojtësin e kombëtares shqiptare Mario Mitaj.

Djaloshi me origjinë nga Vermoshi, lindur dhe rritur në Greqi, pëlqehet nga drejtori sportive i bardhezinjve, Kristiano Xhuntoli.

Ky i fundit shquhet për goditjet që në pamje të parë janë profil i ulët, të cilët kanë shpërthyer më pas në kampionatin italian.

Këtë gjë ai e bëri kur ishte drejtor sportive tek Napoli me zbulimin e Kvaratshkelias apo edhe të mbrojtësit Kim.

Gazeta e madhe torineze “Tuttosport”, e afërt me klubin e madh italian, bën me dije se 21-vjeçari Mario Mitaj do të jetë objektiv i vëzhgimit nga afër të drejtorit Xhuntoli në stadiumin “Tardini” të Parmës në miqësoren e të premtes në mbrëmje mes Shqipërisë dhe Kilit.

Mitaj debutoi në kombëtare në moshën 17 vjeç e 7 muaj kur kuqezinjtë drejtoheshin nga Edi Reja.

E mesa duket sugjerimet e këtij të fundit dhe fakti që ai ka menaxher italian, konkretisht Silvio Pagliari kanë qenë vendimtare që Juventus të vihet në gjurmët e mbrojtësit të majtë, i cili bëri një superparaqitje në eliminatoret e fundit.

Aktualisht Mitaj luan në Rusi me Lokomotv Moskë, klub që e bleu nga Aeku i Athinës për 3 mln euro në vitin 2022./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *