Subscribe

Mediat greke i kanë kushtuar jo pak hapësire vizitës surprize të kryeministrit Rama këtë të premte në Athinë.

“Kathimerini” shkruan se Kryeministri shqiptar Edi Rama do të zhvillojë takime joformale me homologun Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias në sfondin e marrëveshjes midis dy vendeve për rekurs në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për caktimin e zonave të tyre detare.

 

Çështja, sipas “Kathimerini” lidhet gjithashtu me aspiratat evropiane të Shqipërisë.

 

Vizita e tij do të vijë një ditë pasi ai u prit ngrohtësisht në Ankara nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.Para se të nisej për në Ankara, Rama zhvilloi një bisedë telefonike me Dendias më 5 janar për çështje dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale.Rama dhe Dendias ishin takuar gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë, ku u ra dakord për referimin e mosmarrëveshjes për zonat detare në Hagë. Sidoqoftë, lëvizja kërkon që të dy palët të nënshkruajnë një deklaratë zyrtare të qëllimit, e cila nuk është bërë ende.

 

Sipas gazetës tjetër të njohur “Protothema”, çështja kryesore në axhendën e bisedimeve do të jetë përcaktimi i detajeve të marrëveshjes së apelimit të Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë mbi kufirin detar.

 

Kryeministri shqiptar e bëri të qartë në deklaratat e fundit se Greqia kishte të gjithë të drejtën të ushtronte shtrirjen e juridiksionit të saj të ujerave detare me 12 milje, siç bëri me Italinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *