Pritja që ju bë kryeministrit Edi Rama në Turqi dhe premtimi i presidentit turk për spitalin në Fier vazhdojnë të bëjnë jehonë në mediat greke.

 

Një gazetar grek, Stavros Tzimas ka bërë një analizë të vizitës së Ramës në Turqi dhe gjithë ceremoninë e pritjes me kuaj e kalorës të veshur. Kurse ndërtimin e spitalit ai e konsideron si një dhuratë para zgjedhjeve.

 

Sipas tij, Erdogan “e do” Ramën sepse ai ka hapur portat e Shqipërisë, ndërsa vendi po pret fillimin e negociatave për hyrjen e tij në Bashkimin Evropian.

 

“Duke u kthyer në atdheun e tij, Rama ishte ngarkuar me “dhurata” parazgjedhore, të tilla si një spital në qytetin e Fieri, gati para zgjedhjeve të pranverës, një degë e Universitetit Politeknik të Ankarasë në Tiranë dhe premtimet e investimeve turke. Mbi të gjitha, ai u largua nga Ankaraja me një deklaratë të ministrit të Jashtëm turk Tsavousoglou, ku u quajt ndërmjetësi në konfliktin greko-turk”, thotë në analizë gazetari grek.

 

Ai shton më tej se kjo deklaratë e ministrit turk i dha famë ndërkombëtare Ramës, si një politikan i aftë për të zgjidhur mosmarrëveshjet gjeopolitike. Stavros Tzimas përmend edhe shkrimin e “Bild”, që e paraqiti kryeministrin shqiptar si një ndërtues urash mes Greqisë dhe Turqisë.

 

“Në fakt, kjo bëri që ai të kishte “bekimin” e Angela Merkel. Është e sigurt dhe e pranuar nga të gjithë që vizita e Ramës në Turqi dhe më pas në Greqi ndihmoi në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Vizita, së pari në Ankara dhe më pas në Athinë, konsiderohet arsyeja pse të dy palët ulen të diskutojnë pas një pushimi pesë-vjeçar, dhe kjo është pranuar publikisht nga vetë ministri i Jashtëm turk”, vijoi më tej ai.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *